PD dorëzon projektligjin për kompanitë offshore që përfitojnë kontrata publike!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PD dorëzon projektligjin për kompanitë offshore që përfitojnë kontrata publike!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dorëzuar këtë të premte në Kuvend, projektligjin i cili ndalon automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekret të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.

Në draftin e hartuar thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit në vend, asaj të dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Sipas Shehajt, ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit.

Ndër të tjera, Shehaj u ka bërë thirrje kolegëve demokratë, por edhe atyre në mazhorancë, që të ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe të votojnë për të miratuar këtë nismë ligjore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE