I duhen 20 shishe manikyr për t’i lyer, gruaja me thonjtë më të gjatë në botë!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I duhen 20 shishe manikyr për t’i lyer, gruaja me thonjtë më të gjatë në botë!

Diana Armstrong ka 22 vite që nuk i pret thonjtë dhe aktualisht mban rekordin për thonjtë më të gjatë në botë. Në total, thonjtë e saj arrijnë një gjatësi prej 12 metrash dhe i duhen 15-20 shishe manikyr për t’i lyer. 64-vjeçarja amerikane hyri në Librin e Rekordeve Guinness në muajin gusht, por kjo ndoshta është gjëja e vetme pozitive e thonjve super të gjatë, pasi, siç tregon vetë Diana, e ka të vështirë të vishet, të hapë ushqimet apo edhe të përdorë tualetin. Gruaja i ka prerë për herë të fundit thonjtë në vitin 1997.

Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët. Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit. Është me rëndësi të pini ujë dhe të konsumoni proteina dhe perime. Kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për thonj të bukur dhe të fortë, ju ndihmojnë vitaminat B posaçërisht biotina pastaj hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Gjithashtu, që thonjtë të rriten më shpejt, aplikoni rregullisht një krem hidratues për të shmangur tharjen e thonjve dhe lëkurës përreth tyre. Pavarësisht se sa shumë përpiqeni t’i rritni, ato do të vazhdojnë të thyhen nëse nuk u siguroni kujdesin e duhur, ndaj ne kemi mbledhur 7 këshilla për t’i bërë ata të duken më të shëndetshëm se kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48554 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE