Vladimir Putin festoi 70 vjetorin!, A është ende i pazëvendësueshëm për popullin rus?

vovalbania October 08, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Vladimir Putin festoi 70 vjetorin!, A është ende i pazëvendësueshëm për popullin rus?

Presidenti rus, Vladimir Putin, festoi më 7 tetor ditëlindjen e tij të 70-të. Ky përvjetor shënohet në një kohë kur lideri gjithnjë e më autoritar i Rusisë po përballet me disa nga sfidat më të vështira të dy dekadave të tij në pushtet, teksa të gjitha arritjet e tij janë vënë në diskutim për shkak të një lufte gjithnjë e më të kushtueshme ndaj Ukrainës fqinje.

Me gjithë goditjet e njëpasnjëshme ndaj kundërshtarëve politikë, çka ka sjellë dhe largimin nga vendi të shumicës së figurave aktive të opozitës, ka shenja se koha e mbështetjes së gjerë ndaj Putinit mund të jetë drejt fundit. Kjo pasi lufta në Ukrainë vazhdon të ekspozojë dobësitë në sistemin politik mjaft të personalizuar, që Putini e ka perfeksionuar në 23 vjet si president apo kryeministër i Rusisë.

“Me sa kuptoj situata, ka ndryshuar rrënjësisht”, tha Lev Gudkov, një sociolog në agjencinë e pavarur të sondazheve “Levada Center”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi ushtarak që Putin dekretoi më 21 shtator mund të ketë ndryshuar, në mënyrë vendimtare dhe të pakthyeshme, atmosferën në vend.

Putini ndodhet në një situatë të vështirë që nga 24 shkurti”.

“Mobilizimi po i prek të gjithë… Urdhri i mobilizimit ka ndryshuar rrënjësisht situatën – lufta ka mbërritur në Rusi”, tha ai.

Pushtimi i Ukrainës u ndesh me atë që për shumë ishte një rezistencë e fortë dhe e papritur nga Qeveria dhe populli ukrainas, siç u dëshmua edhe muajin e kaluar kur një kundërofensivë e rrufeshme ukrainase në rajonin e Harkivit i detyroi forcat ruse të tërhiqeshin dhe e shtyu Putinin që të shpallte një mobilizim pas muajsh që mohonte se do ta merrte ndonjëherë këtë vendim.

Lufta e paprovokuar e Kremlinit ka shkaktuar gjithashtu një reagim të ashpër nga Perëndimi, i cili ka vendosur valë pas vale sanksionesh kundër Rusisë dhe ka ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Suedia dhe Finlanda, pas dekadash neutraliteti, aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në aleancën transatlantike, NATO.

Rrallë herë Rusia, për të mos thënë asnjëherë, ka qenë kaq e izoluar dhe e shkëputur kaq shumë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Putini ndodhet në një situatë të vështirë që nga 24 shkurti”, tha ish-deputeti i Dumës së shtetit rus dhe politikani i opozitës Dimitri Gudkov, duke iu referuar datës së inkursionit masiv ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

“Një limbo e përjetshme – njëjtë si një pozicion në shah, në të cilin çdo lëvizje që mund të bëhet, thjesht çon në një përkeqësim të situatës”.

“Asnjë revoltë. Asnjë protestë masive”

Por, në Rusi, pozita e Putinit deri vonë është dukur thuajse e palëkundur, pjesërisht për shkak se Kremlini ka shpenzuar më shumë se një vit duke e shtypur opozitën aktive ose duke e dëbuar jashtë vendit.

“Lufta kriminale e Rusisë në Ukrainë ka nxjerrë në pah tipare të tilla të shoqërisë ruse që as rusofobët më famëkeq nuk i kanë pohuar”, shkroi akademiku dhe anëtari i Parlamentit estonez, Mikhail Lotman, në një ese të botuar për shërbimin rus të Radio Evropa e Lirë. Ai argumentoi se raportimet e përhapura mbi plaçkitjet dhe krimeve të luftës nuk kanë pasur ndikim në publikun rus.

“Si ka reaguar shoqëria ruse? Nuk ka reaguar aspak. Ose në mënyrë tepër sporadike”, shkroi ai. “Asnjë revoltë, asnjë protestë masive”.

Megjithëse sondazhet në Rusi janë shumë të kufizuara dhe duhen interpretuar me kujdes, qendra e sondazheve “Levada” ka publikuar vazhdimisht vlerësimin mbi mbështetjen ndaj Putinit që për pjesën më të madhe të vitit 2022 ka qenë mbi 80 për qind. Në gusht, shifra ishte 83 për qind.

“Pasi filloi lufta në Ukrainë, të gjithë treguesit [e mbështetjes] u rritën”, tha Gudkov. “Njerëzit ndiheshin të sigurt, përjetuan një ndjenjë krenarie në demonstrimin e forcës dhe fuqisë si një superfuqi ushtarake”.

Por, në shtator mbështetja për Putinin ra në 77 për qind.

Ende më shumë rusë e mbështesin Putinin tani sesa në muajt pak para pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, por disfatat ushtarake dhe mobilizimi në veçanti kanë filluar të kenë efekt, theksoi Gudkov.

“Pas mobilizimit, mendoj se situata do të ndryshojë shpejt”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE