Basha ‘djeg’ dasmën e djalit të Shkurte Fejzës, fotot nga festa

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Basha ‘djeg’ dasmën e djalit të Shkurte Fejzës, fotot nga festa

Që pas largimit të tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, dalje e Lulzim Bashës kanë qenë më të rralla. Por duket se distancimi i pjesshëm nga politika i ka dhënë më shumë kohë të marrë pjesë edhe në gëzime dhe ceremoni të ndryshme.

E fundit ku ish-kryedemokrati u shfaq ishte dasma e djalit të të Shkrute Fejzës në Kosovë, mbrëmjen e djeshme. Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela kanë pozuar me çiftin, por edhe me këngëtaren e bashkëshortin e saj.

Aurela Basha kishte zgjedhur një fustan të gjatë të kuq, teksa Basha shfaqej si gjithmonë formal me kostum të zi. Vetë deputeti ka shpërndarë fotot nga ceremonia.  “Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit. Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashegime dhe shumë dashuri e mbarësi”: shkruan Basha në postimin e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE