Tifoz me vepra jo me fjalë, i riu ‘pikturon’ Lionel Messin në kokën e tij!

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tifoz me vepra jo me fjalë, i riu ‘pikturon’ Lionel Messin në kokën e tij!

Një tifoz ka nderuar heroin e Kupës së Botës, Lionel Messi, duke bërë fytyrën e kapitenit argjentinas në pjesën e pasme të kokës. Krijimi mahnitës i tatuazhit u realizua nga Antonio, i njohur si Anton Barber, në Republikën Domenikane.

Derisa mbështetësit në mbarë botën e kanë shfaqur admirimin e tyre për Messin qoftë duke blerë fanellën e tij apo duke bërë diçka tjetër, por ky tifoz bëri përpjekje edhe më të mëdha për të nderuar idhullin e tij. ‘Tatuazhi’ tregon ngjashmërinë e pabesueshme me kapitenin e Argjentinës. Ai u shpreh se:

Jam me fat që i përkas epokës së Messit.

Më në fund, Messi fitoi, Mbappè nuk humbi! “Noche Qatarina del Diez” dhuroi emocione, gola, argëtim. U zgjodh Argjentina, e aftë të fitojë tre Kupa Bote dhe gjithashtu e aftë për të fituar tre herë, të njëjtën ndeshje kundër Francës. Së pari, në kohën e rregullt kur për 80 minuta dominoi e pothuajse tallej me kundërshtaren, deri në ato momente, kampione në fuqi. Pastaj në kohën shtesë kur e djathta e “Pleshtit” dukej se ia dha titullin përgjithmonë. Në fund, te gjuajtja e penalltive, aty ku Seleccion pati saktësinë që në mënyrë të bujshme iu mungoi djemve të Didier Deschampsit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48655 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE