“Po lirisë dhe barazisë”, Studentët në Teheran rinisin protestat; marshime në shumë zona

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia iraniane rreh për vdekje të renë pasi nuk kishte vendosur hixhabin siç duhet

Studentët në universitete të ndryshme në Teheran dhe qytete të tjera rifilluan protestat e grevën e tyre këtë të dielë. Ata bënë thirrje për ndryshimin e regjimit dhe vendosjen e demokracisë, gjatë gjithë protestave.

Në Teheran, studentët e Universitetit Al-Zahra brohoritën:

“Jo hixhabit të detyruar dhe shtypjes! Po lirisë dhe barazisë!”.

Studentët e universiteteve “Amir Kabir”, “Alameh Tabataba’i”, Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Khajeh-Nassir, Universiteti i Shkencave Humane në Arak kanë vijuar protestën e tyre me brohorima dhe pankarta në duar.

Studentët e universitetit “Alameh Tabataba’i” marshuan duke thirrur:

“Varfëri-Korrupsion-Padrejtësi-Vdekje kësaj diktature!”.

Në Arak, studentët në Universitetin Islamik Azad – Dega Arak brohoritën:

“Studentët e kolegjit më mirë të vdesin sesa të jetojnë në turp!”.

Në Qazvin, në veriperëndim të Iranit, studentët e Universitetit Islamik Azad, dega e Qazvinit protestuan, gjatë protestave brohoritën:

“Liri! Liri! Liri!”.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini ka shkaktuar revolta të shumta tek iranianët, të cilët kanë dënuar situatën.

Mahsa Amini ra në koma pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran, për dyshimin se kishte shkelur ligjin e vendosjes së shamisë. 22-vjeçarja vdiq në spital tre ditë më vonë.

Familja e saj ka pretenduar se oficerët e kanë goditur në kokë me shkop, në momentin e arrestimit. Por policia ka mohuar akuzat se ajo është keqtrajtuar, duke i qëndruar deklaratës se e reja humbi jetën nga sulmi në zemër.

Protestat e para u zhvilluan në Iranin veriperëndimor të populluar nga kurdët, ku 22-vjeçarja jetonte, dhe më pas u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE