Tërmet në Greqi, nuk raportohen dëme!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmet në Greqi, nuk raportohen dëme!

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 i shkallës Rihter goditi Greqinë rreth orës 01:00 pas mesnate, duke tronditur Fokidën e Atikën, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas Institutit Gjeodinamik në vendin fqinj, epiqendra e lëkundjes ishte 26.1 km në juglindje të Amfissas, në thellësinë 10 kilometra. Për shkak se vazhdoi aktiviteti sizmik, tërmeti që shkaktoi frikë u pasua nga të paktën 11 goditje, ndonëse me magnituda më të vogla.

Qytetarët thanë se dridhja ishte e fuqishme e pati edhe një zhurmë të fortë. Banorët e Xylokastros u shprehën se lëkundjet iu zgjuan kujtimet nga tërmeti i vitit 1999. Ndërkohë, ata në Galaksidi e Eratini e cilësuan “intensiv”, por me kohëzgjatje të shkurtër e me zhurmë të fortë.

Duke folur për mediat greke, sizmologu Gerasimos Papadopoulos deklaroi:

Tërmeti ndodhi në kufirin tokësor dhe detar, nuk raportohet për dëme, por mund të ketë dëme të vogla. Banorëve iu rekomandoj të ruajnë qetësinë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE