Vajza e Markut tregon “konfliktin” me Rudinën, e thotë për herë të parë publikisht

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Markut tregon “konfliktin” me Rudinën, e thotë për herë të parë publikisht
Kërshëria është e madhe për marrëdhënien e Rudina Dembacajn me fëmijët e partnerit të saj, Mark Frroku. Vajza e madhe e ish-deputetit, Mara, është mjaft aktive në rrjetet sociale, e së fundi ka pasur një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
Pyetjet rreth marrëdhënies së saj me njerkën, nuk vonuan të shfaqeshin. E pyetur rreth këtij raporti, përgjigjja e Marës tregoi edhe një herë atë që Rudina  e ka pohuar vetë, se i qëndron pranë edhe pse jo si nënë, të paktën si shoqe.
“Konflikti im me Rudinën ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kilogram nga gatimet e saj”,- ka shkruar Mara, e cila më herët, me anë të një fotoje nga fëmijëria I kishte uruar të atit 50-vjetorin e lindjes. Marku, gruaj e parë e të cilit ka ndërruar jetë, ka tre fëmijë: dy vajza e një djalë, ndërsa Rudina ka një vajzë Viktorian nga martesa e saj e parë.
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE