Deklaratat e Elon Musk, Kina i përshëndet, Tajvani i kritikon!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklaratat e Elon Musk, Kina i përshëndet, Tajvani i kritikon!

Pekini dhe Taipei reaguan pasi shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, hodhi idenë që Tajvani të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës. Gjatë një interviste për Financial Times të pak ditëve më parë, njeriu më i pasur në botë, shprehu besimin se dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje “të arsyeshme e të pëlqyeshme”.

Rekomandimi im do të ishte të krijohej një zonë e posaçme administrative për Tajvanin, diçka shumë e pëlqyeshme, që me gjasë nuk do t’i bënte të gjithë të lumtur. Kjo është e mundur. Besoj se mund të arrijnë një marrëveshje më të përshtatshme se ajo me Hong Kongun.

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndeti deklaratat e Muskut, por homologia e tij tajvaneze vuri në dukje se “liria nuk është në shitje”. Tajvani është ishull që vetëqeveriset, ndonëse Pekini zyrtar pretendon se e ka pjesë të territorit të Kinës.

Entuziast për komentet, diplomati kinez në Uashington, Qin Gang, mirëpriti sugjerimin e Muskut për të krijuar një zonë të posaçme administrative.

Në Twitter, ambasadori theksoi se “një ribashkim paqësor” dhe se modeli “një shtet me dy sisteme” që përdoret për të qeverisur Hong Kongun është “parimi bazik” i Kinës “për të zgjidhur çështjen e Tajvanit”.

Me kusht që sovraniteti i Kinës, interesat e sigurisë e të zhvillimit të jenë të garantuara, pas ribashkimit Tajvani do të gëzonte një autonomi të madhe si rajon i posaçëm administrativ, me një hapësirë të madhe për zhvillim.

Këtyre deklaratave iu kundërpërgjigj Hsiao Bi-khim, ambasadorja de-fakto e Tajvanit në Uashington. Në një postim në Twitter, shkruan:

Tajvani shet shumë produkte, por liria dhe demokracia jonë nuk janë në shitje. Çdo propozim i qëndrueshëm për të ardhmen tonë do të përcaktohet në mënyrë paqësore, pa detyrim e duke respektuar dëshirat demokratike të popullit të Tajvanit.

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile të vitit 1940. Megjithatë, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE