Efektet e inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë kërkon angazhim të përbashkët për t’i shmangur!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efektet e inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë kërkon angazhim të përbashkët për t’i shmangur!

Në konferencën për mediat, në krah të shefes së misionit të FMN-së, Yan Sun, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv.

Inflacioni mbetet kërcënim kryesor për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e qëndrueshme e afatgjatë ekonomike të vendit. Inflacioni në gusht në 8%, përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makroekonomik dhe mbi rritjen e qëndrueshme e afatgjatë ekonomike të vendit. Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë se inflacioni do të mbetet në nivele të larta edhe gjatë dy tremujorëve në vijim.  Më tej, stabilizimi i çmimeve në tregjet e huaja e normalizimi i qëndrimit të politikës monetare do të induktojnë reduktim progresiv të inflacionit, deri në kthimin e tij në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Paralelisht me të, projeksionet tona sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet përgjatë horizontit afatmesëm. Ndonëse aktiviteti ekonomik do të vuajë pasojat negative të inflacionit, rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në territor pozitiv. Rritja ekonomike do të vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm ekonomik dhe financiar i vendit, nga bilancet e shëndosha të bizneseve dhe familjeve, si dhe nga vijimi i mbështetjes me kredi e instrumente pagese nga sektori bankar.

Në këtë kontekst, gjej me vend të theksoj se sektori bankar shqiptar paraqitet i shëndetshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar. Kredia për sektorin privat ka shënuar përmirësim progresiv të normës së rritjes, duke kulmuar në nivelin 13.7%, në muajin gusht. Gjithashtu, ajo shfaq mbulim të mirë të nevojave të biznesit e të familjeve për financim afatgjatë apo për mjete likuide. Rritja e qëndrueshme e kredisë, si dhe cilësia në rritje e portofolit të saj, janë indikatorë të rëndësishëm të mbështetjes që ky sektor ka dhënë e po jep në procesin e rimëkëmbjes së vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE