Për të tretën herë, Elon Musk para gjykatës nën hetimin e blerjes së Twitter!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për të tretën herë, Elon Musk para gjykatës nën hetimin e blerjes së Twitter!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk është urdhëruar të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter. Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).

Sipas gjykatës, Musk nuk u paraqit dhe po i reziston thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues dhe kërkon informacione të parëndësishme. SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë.

Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë. Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve. Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.

Rikujtojmë, se kompania e implanteve të trurit të Elon, Neuralink është gjobitur për shkeljen e rregullave të Departamentit të Transportit të SHBA-së në lidhje me transportin e materialeve të rrezikshme, sipas të dhënave të agjencisë federale të parë nga Reuters. Gjatë inspektimeve të objekteve të kompanisë në Teksas dhe Kaliforni në shkurt 2023, hetuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA zbuluan se kompania nuk ishte regjistruar si transportues i materialeve të rrezikshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE