“Fytyrat e futbollistëve, sikur po shkojnë për funeral”, raketat e Putinit prekin edhe futbollin!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fytyrat e futbollistëve, sikur po shkojnë për funeral”, raketat e Putinit prekin edhe futbollin!

Raketat e luftës në Ukrainë dëmtojnë edhe futbollin. Shakhtar Donetsku po përgatit detajet e fundit te ndeshjes me Realin e Madridit, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, këtë të martë, por vëmendja e futbollistëve dhe stafit të klubit të minatorëve është te lajmet shqetësuese që vijnë nga Ukraina. Rusia ka nisur një ofensivë të re në dy qytetet kryesore ukrainase, Lviv dhe Kiev.

Në fakt, në Lviv Shakhtari organizon ndeshjet e kampionatit vendës, ndërsa në kryeqytet janë të akomoduar familjarët e pjesëtarëve të kësaj skuadre.

“Fytyrat sot, në mëngjes, ishin shumë serioze, gati si për funeral”, thonë për AS nga klubi ukrainas.

Shakhtari duhet të përballet me kampionët e Evropës me ankthin emocional të asaj që po ndodh në Ukrainë. Kur ata u larguan nga Kievi pak më shumë se një javë më parë, ai ishte një qytet pothuajse normal, deri diku, por tani është përsëri një objektiv ushtarak dhe është në shënjestrën e raketave të Putinit.

Atmosfera është shumë më serioze se zakonisht, lojtarët qëndrojnë me celular në dorë për t’u informuar për atë që ndodh në Ukrainë. Ekipi ka qëndruar në Poloni, në Hotel Regent, që pas kthimit nga “Bernabéu” një javë më parë. Lojtarët nuk kanë mundur t’i shohin ende familjet dhe miqtë e tyre. Në këto kushte, është e vështirë të luash normalisht futboll.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE