Muret e shtëpive janë mbuluar nga bimët, fshati që dikur u braktis sot mirëpret vizitorë nga e gjithë bota!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muret e shtëpive janë mbuluar nga bimët, fshati që dikur u braktis sot mirëpret vizitorë nga e gjithë bota!

Fshati i braktisur Houtouwan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, kohët e fundit është bërë shumë popullor në rrjetet sociale. Houtouwan dikur ishte një fshat që merrej me peshkim dhe deri në vitet 1980 kishte më shumë se 3000 banorë. Megjithatë, për shkak të vendndodhjes së tij të largët dhe të vështirë, banorët nisën të shpërnguleshin në vitet ’90.

Në vitin 2002, fshati u shpopullua zyrtarisht dhe iu bashkua fshatit tjetër pranë. Pas disa dekadash të braktisura, muret e shtëpive boshe janë mbuluar nga bimët kacavjerrëse, duke i dhuruar fshatin një pamje të rrallë fantastike.

Megjithatë, Houtouwan mori famë në vitin 2015, kur një set fotografish magjepsëse u bë virale dhe turistët nga e mbarë bota vërshuan për të vizituar këtë vend. Mirëpo, zyrtarët vendas u gjenden të papërgatitur, pasi nuk kishin kushtet e duhura për të pritur vizitorët. Tashmë, pas disa viteve planifikim, Houtouwan mirëpret rreth 90.000 turistë në vit, duke grumbulluar rreth 470.000 dollarë të ardhura.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se selfie-t në vendet e rrezikshme vitet e fundit kanë marrë më shumë se 100 jetë njerëzish. Njerëz të ndryshëm përpiqen të realizojnë foto në majë të një shkëmbi, ndërtesash shumëkatëshe, apo në mes të një lumi të egër. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Family Medicine and Primary Care”, mes tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, të paktën 259 persona humbën jetën në vende të rrezikshme, vetëm për shkak të një fotoje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE