“Ndihesha shumë e shëmtuar”, Armina Mevlani rrëfen një histori nga fëmijëria e saj dhe besojmë e kuptojnë shumë vajza!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ndihesha shumë e shëmtuar”, Armina Mevlani rrëfen një histori nga fëmijëria e saj dhe besojmë e kuptojnë shumë vajza!

Më datë 25 shtator, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Bukuroshja gjithashtu është mjaft aktive në rrjete sociale dhe pak më parë ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ku është përgjigjur kurioziteteve të ndryshme që ata mund të kenë. E në disa përgjigje Armina na rrëfeu pak më shumë nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj duke na treguar dhe disa foto që nuk i kishim parë.

Më pëlqente shumë të luaja me Barbie, t’i qepja veshje. Adhuroja filmat dhe të shkoja në kinema. Isha dashuruese e muzikës dhe dëgjoja Mtv çdo ditë. Këtu psh isha tek koncerti i Bojken Lakos. Vdisja t’i lyeja flokët me blu. Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat.

Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Një prej tyre, këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj. Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas ‘rregullave të pashkruara’ të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Armina foli për herë të parë lidhur me kritikat që Eranda mori nga fansat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE