PD drejt bashkimit për “Lokalet 2023”? Bardhi: Me Palokën s’do ketë negociata, vetëm bisedë të hapur mes kolegëve

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PD drejt bashkimit për “Lokalet 2023”? Bardhi: Me Palokën s’do ketë negociata, vetëm bisedë të hapur mes kolegëve

“Në dijeninë time Berisha ka caktuar Palokën për të biseduar. Unë do të kontaktoj me të, një koleg i imi në Grupin e PD. Nuk do të negocioj me Palokën. Do të shohim mundësinë për të pasur një kandidat të përbashkët që të rriten shanset për të fituar në mënyrë të konsiderueshme.

Do të bisedoj për të parë se cili është qëndrimi i kolegëve që përfaqëson Paloka. Do të shpreh qëndrimin që do të mbajnë kolegët që më kanë mandatuar për këtë proces bisedimesh. As nuk hyjmë me kushte as nuk pranojmë kushte. Sepse nuk pranojnë demokratët kushte. E kemi për detyrë t’ua japim këtë mundësi. Sesi do të biem dakord, ju lutem pak më shumë durim. Ne hymë në këtë proces për të gjetur forma bashkëpunimi për çështjen e zgjedhjeve lokale…Fakti është që Rama ka një kandidat në cilën prej këtyre bashkive dhe opozita duhet të ketë një kandidat rivalizues,” tha Bardhi para gazetarëve.

Para mbledhjes së zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, një pjesë e mirë e deputetëve u shprehën absolutisht kundër daljes me kandidatë alternativë, si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022. “Mendoj dhe gjykoj që do të ketë patjetër kandidatura të përbashkëta”, tha deputeti Bledion Nallbati. “Çdo diskutim tjetër tej këtij objektivi shkon në funksion të Ramës”, u shpreh Arbi Agalliu.

“Një kandidat, absolutisht askush nuk ka më të drejtën ta çojë PD-në në skenarin e 6 marsit. Duhet të përpiqemi të gjithë për një kandidat. Le të diskutojmë brenda dhe të qëndrojmë gjithmonë me interesin më të mirë të demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët, dhe më gjerë se demokratët, presin një opozitë të unifikuar”, tha Grida Duma.

Vijon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE