Raketat ruse që goditën Ukrainën kaluan nga territori moldav!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Raketat ruse që goditën Ukrainën kaluan nga territori moldav!

Moldavia deklaron se raketat ruse që sot kishin shënjestër territorin e Ukrainës, kaluan përmes hapësirës së saj ajrore. Kjo shtyu autoritetet moldave që të thërrasin të dërguarin e Moskës, për t’i kërkuar shpjegime. Në Twitter, Ministri i Punëve të Jashtme, Nicu Popescu shkruan:

Tre raketa të hedhura nga Rusia drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm, u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi. Ato kaluan përmes hapësirës ajrore të Moldavisë. E kam udhëzuar ambasadorin rus që të vijë në takim për të ofruar shpjegim.

Popescu shprehu zemërimin për shumë sulme kundër qyteteve ukrainase, pasi Moska fajësoi Ukrainën se ka kryer shpërthime në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

I tmerruar nga sulmet e shumta me raketa në qytetet në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shënjestruar objektiva civile. Rusia duhet të ndalë vrasjet!

Popescu theksoi se zyra e tij ka qenë në kontakt me stafin në Ambasadën e Moldavisë në Kiev dhe tha “se të gjithë janë të sigurt e po strehohen për t’iu shpëtuar” atyre që i quan “sulme të pakuptimta ndaj civilëve”.

Në Kiev, 5 persona humbën jetën dhe 12 u plagosën nga sulmet ruse, që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk kursyen as të tjera qytete të Ukrainës. Moska veproi në shenjë hakmarrjeje për sulmin e së shtunës që dëmtoi disa segmente të urës së ndërtuar nga Rusia për ta lidhur me gadishullin e aneksuar të Krimesë, aneksim që ndodhi në vitin 2014.

Tre persona humbën jetën dhe shefi i Kremlinit, Vladimir Putin urdhëroi hetime. Po ashtu, dha urdhër që urën ta mbikëqyrin shërbimet federale të sigurisë ruse e menjëherë nisën punimet për të riparuar pjesët e shkatërrura që u përfshinë nga zjarri. Një ditë më parë, Putin akuzoi ukrainasit se kryen akte terroriste. Në veçanti, tërhoqën vëmendjen goditjet e trupave ruse në Kiev, ku nuk shënoheshin sulme prej muajsh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE