Taulant Balla: Kuvendi do ta miratojë amnistinë fiskale!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Taulant Balla: Kuvendi do ta miratojë amnistinë fiskale!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi i Shqipërisë do ta miratojë amnistinë fiskale, pasi çdo lloj nisme që ka për synim të krijojë të ardhura shtesë për financat publike është e mirëpritur. Në një prononcim për mediat nga selia e Kryesisë së Kuvendit, pas mbledhjes së grupit, Balla tha se nga Këshillimi Kombëtar rezulton që më shumë se 2/3 e qytetarëve e mbështesin amnistinë fiskale. Sipas tij, kjo nismë synon kalimin e Shqipërisë në një hap tjetër drejt formalizimit.

Eshtë domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër të ndarjes nga tranzicioni, nga informaliteti. Ne duam të japim mundësinë për këtë, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitetet kriminale, korruptive dhe duke përjashtuar të gjithë personat e ekspozuar politikisht apo me lidhje familjare me persona me të shkuar kriminale.

Duke vënë në dukje se amnistinë fiskale e kanë bërë pjesa më e madhe e vendeve, madje dhe shtete anëtare të Bashkimit Europian, Taulant Balla solli shembullin e Greqisë që e bëri amnistinë fiskale në vitin 2004, kur kaloi nga dhrahmia te euro.

Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besoj që çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë,  përveçse bën pjesë në një grup të caktuar politik duhet të kuptoj se kjo është gjë e mirë për ekonominë e qytetarëve të këtij vendi. Vendimmarrja për votën në Kuvend ka të bëjë edhe me vendimmarrjen për interesat e vendit.

Detyra jonë është t’i shërbejmë Shqipërisë  dhe shqiptarëve në këtë situatë të vështirë për shkak të inflacionit të luftës. Synimi ynë është të dialogojmë me të gjithë deputetët për të kuptuar se kjo është një nismë dhe domosdoshmëri në këtë kontekst të ri ekonomik, ku inflacioni i luftës ka goditur të gjitha ekonomitë e botës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN deklaroi sot se Shqipëria ende nuk është gati për amnistinë fiskale dhe shtoi se dëmton moralin tatimor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49482 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE