FNSH aksion në lazarat, kontrolle në banesa!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FNSH aksion në lazarat, kontrolle në banesa!

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar sot Lazaratin. Uniformat blu po kryejnë një sërë kontrollesh në disa prej banesave të fshatit, por nuk dihet se çfarë kërkojnë.

Dhjetra efektivë të armatosur që kanë hyrë në një banesë, ku kanë gjetur vetëm një të moshuar, 70 vjeç.

Madje nuk përfundon me kaq, pasi po në këtë banesë, ku pretendohet se kanë pasur informacione se fshiheshin armë zjarri, kanë kontrolluar çdo cep, duke shkaktuar një tronditje tek e moshuara, që nga paniku ka humbur ndjenjat.

Deri më tani nuk raportohet për detaje të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE