Bombardimet ruse në Kiev, vendet e G7: Putin do të mbajë përgjegjësi!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bombardimet ruse në Kiev, vendet e G7: Putin do të mbajë përgjegjësi!

Udhëheqësit e vendeve të G7, janë zotuar gjatë takimit të sotëm, se Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi në lidhje me sulmet me raketa që kanë kryer së fundmi në vend.

Ata thanë se sulmet pa dallim ndaj popullatës së pafajshme civile përbëjnë një krim lufte, në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot.

G7 dënoi me vendosmëri dhe “pa mëdyshje” hodhi poshtë tentativën e paligjshme të aneksimit të zonave të pushtuara nga Rusia në Ukrainë dhe përsëriti se nuk do ta njohë kurrë këtë “aneksim të paligjshëm ose referendum të rremë që Rusia përdor për ta justifikuar atë”.

G7 tha se do të vazhdojë të vendosë sanksione të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë dhe përsëriti thirrjen e saj ndaj autoriteteve bjelloruse që “të ndalojnë së mundësuari luftën ruse të agresionit”.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore dhe do të qëndrojmë me vendosmëri me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE