Vetëm se ka qëndruar jashtë deri në orët e vona, Britney Spears rrëfen se është dhunuar nga nëna e saj!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëm se ka qëndruar jashtë deri në orët e vona, Britney Spears rrëfen se është dhunuar nga nëna e saj!

Së fundmi, ylli i muzikës pop Britney Spears ka pretenduar se nëna e saj, Lynne Spears, një herë e goditi aq fort për shkak se qëndroi jashtë deri në orët e vona, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares. Me anë të një postimi në Instagram i cili është fshirë, këngëtarja ka shprehur se:

Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time. Nëna ime po shikonte Jayden dhe Preston…po une festova deri ne orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur. Hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë.

Autorja e “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo. Fituesja e ‘Grammy’-it e përfundoi postimin i cili shfaqte një klip të Jennifer Lopez duke goditur me shuplakë Jane Fondan në “Monster-in-law” duke thënë se ajo nuk do ta dijë kurrë se si është të godasësh dikë në fytyrë. Rikujtojmë, se së fundmi Lynne i kërkoi falje vajzës së saj në mënyrë që të komunikonin më njëra-tjetrën.

Por, Britney reagoi duke i thënë që “Ik p*rdhu”. Sjellim në vëmendje se bashkëshorti i yllit të muzikës Sam Asghari është përballur me kritika të forta nga fansat e këngëtares. Aktori dhe modeli iraniano-amerikan ka postuar ditët e fundit materiale në rrjete sociale për luftën për të drejtat e grave në vendin e tij. Por fansat mendojnë se ai duhet t’i kushtojë fillimisht vëmendje gjendjes së gruas së tij e cila shpesh poston foto nudo.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE