Yuri Kim në Twitter: Po tentohet të joshen dhe frikësohen gjyqtarë e prokurorë! Të mos rikthehemi tek e kaluara

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yuri Kim në kërkim të historisë shqiptare: Vendi më mahnitës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se ka shumë përpjeke për të joshur apo frikësuar gjyqtarë për të dhënë vendime jo të drejta.

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve – me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, ka shkruar Kim.

Ende nuk është e qartë se cilës ngjarje i referohet ambasadorja.

VIJON…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51331 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE