Çfarë duhet të dini për ekranet e iPhone 16…

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë duhet të dini për ekranet e iPhone 16…

Edhe pse është akoma herët, specifikat e serisë së iPhone që do të jetë i disponueshëm në treg gjatë vitit të ardhshëm, kanë filluar përhapen kudo nga prodhuesi amerikan. iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të ketë ekran prej 6,27-inç dhe 6,86 dhe fjala është për panelet LTPO me frekuencë freskimi prej 120 Hz. Është paksa e vështirë të besohet në madhësinë e ekranit iPhone 16 Pro Max, kështu që kjo e dhënë duhet marrë me një dozë rezerve. Sa i përket iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus, pritet të kenë të njëjtën ekran 6,12-inç dhe 6,69 me frekuencë freskimi prej 60 Hz.

Këtë e ka konfirmuar Ross Young, i cili thotë që Pro Motion vjen në modelet e ardhshme nga viti 2025. Blerësit besnik të iPhone me gjasë nuk do t’ju pengojë ky fakt që frekuenca e freskimit prej 60 Hz do të jetë e qasshme edhe për një vit. Një raport i PhoneArena sugjeron se iPhone 16 Pro me një ekran 6.3 inç mund të jetë një opsion më i mirë për ata që duan një balancë midis një ekrani të madh dhe përdorimit të telefonit me një dorë. Përfshirja e mundshme e një kamere me zmadhim optik 5x dhe një rritje e lehtë e kapacitetit të baterisë në iPhone 16 Pro 6.3 inç janë vërejtur si përfitime shtesë.

Iphone 14 Pro Max dhe ai 15 Pro Max janë modelet më të shitura të Apple, kjo për shkak të veçorive më speciale që ofrohen nga këto dy modele. “Pro Max” janë kryesisht modelet me ekrane më të mëdha dhe ofrojnë një sërë funksionesh që nuk mund të gjenden nga modelet e tjera të iPhone. Megjithatë, një ekran i madh po rezulton me probleme për njerëzit që duan ta përdorin telefonin e tyre vetëm me një dorë. Dikush mund të hasë vështirësi për të rrëshqitur përgjatë sistemit iOS me vetëm një dorë dhe duhet të kap telefonin me dy duart për të arritur aplikacionet e synuara. Sistemi operativ iOS nuk u optimizua kurrë për përdorim me një dorë në telefonat më të mëdhenj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49154 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE