KE: Ligji për investimet duhet të ishte miratuar që në 2020!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KE: Ligji për investimet duhet të ishte miratuar që në 2020!

Komisioni Europian vëren pak progres në përmirësimin e klimës për investitorët në Shqipëri.

Në draft-raportin e prezantuar nga Oliver Varhelyi në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian vihet theksi te vonesa e miratimit të një ligji të unifikuar për investimet.

Ligji në fjalë duhej të ishte miratuar që në vitin 2020, por ende nuk ka kaluar në Kuvend.

Mungesa e këtij ligji është përdorur si argument nga ana e Partisë Socialiste në zgjatjen e ligjit për investimet strategjike. Në relacionin shoqërues të zgjatjes së afatit të këtij ligji deri në fund të vitit të ardhshëm është cituar ndër të tjera mungesa e një ligji të unifikuar për investimet.

Një tjetër gjetje e raportit të Komisionit Europian lidhet me raportimet e bisneseve për mungesën e punonjësve.

Bizneset, thotë KE, po raportojnë gjithnjë e më shumë mungesën e stafit të kualifikuar dhe një nivel të ulët të përgatitjes digjitale.

Platforma e konsultimit online të vendimeve të qeverisë dhe të projektligjeve vlerësohet me efektivitet të reduktuar për shkak se publiku nuk e përdor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE