Rama fjalim në KiE: Raporti i Dick Martyt ‘fake news’ i tmerrshëm, u prodhua në Kremlin!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Rama fjalim në KiE: Raporti i Dick Martyt ‘fake news’ i tmerrshëm, u prodhua në Kremlin!

Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama e nisi fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës duke theksuar se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare.

Ai u shpreh se e vetmja shpresë për të ardhmen është rivendosja e besimit në institucionet ndërkombëtare dhe faktet nuk duhet më të cenohen nga lojërat e pushtetit.

Rama tha se raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh i shpërndarë ndonjëherë.

“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Edhe delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë gjë pro nga ato që autorët e raportit pretendonin.

Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndare ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë  nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim  për të parë akuzën zyrtare.

Janë pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas i shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje parlamentare që çoi më pas në krijimin e prokurorisë speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Rama.

Kryeministri ka sjellë në vëmendje historinë e ”Shtëpisë së verdhë”, ku në raport pretendohej se kryehej trafikimi i organeve. Rama tha se këto janë të pabaza, duke thënë se ajo ishte shtëpia e një familjeje të varfër shqiptare, që nuk kishte drita, ujë e as rrugë.

“Është një prej të shumtave në këto zona të thella, vetë fshati që ndodhet në një zonë shumë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte i izoluar nga rrugët, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji, nuk është vendi ideal për ndërhyje të këtij lloji si heqja e organeve. Ju kërkoj ndjesë që po ju ftoj në këtë përfytyrim, të heqësh organe në një vend pa ujë, pa drita e pa rrugë, e jo më pa pajisje të specializuar. Fshatarët u pyetën dhe u përgjigjën se kurrë nuk kishin dëgjuar të tilla gjëra, por edhe për heshtjen e tyre, fantazitë që u paraqitën këtu morën një përgjigje “shkruhet se u referohen kërcënimeve. Raporti mbështet në steriotipe të dëmshme, ngatërrimi i një fshati tradicional me një rrugë dritash të kuqe të një kryeqyteti Europiane Perëndimor, do të bënte për të qeshur, kjo nuk është për të qeshur që këto të rinj etiketohen si anëtarë të një grupi të rrezikshëm që trafikonin organe, shqiptarët etiketohen si inferior”, tha Rama.

Raporti i Dick Marty kundër UÇK, për kryeministrin Edi Rama është prodhuar në Kremlin dhe më pas ka arritur në arenën ndërkombëtare, duke u marr si fakt në një kohë që nuk ka asnjë provë.

“Në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi presidenti u mbajt në paraburgim, nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Nuk ekziston, kemi pritur me durim që të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë s’do të dilte, është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë inteligjente e trafikuar në kanalet ndërkombëtare dhe e sjell këtu. E dimë që gjërat kërkojnë kohë, por vjen në pikë kur vonesat përftojnë një kuptim të dytë që çon në poshtërimin e atyre”, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE