Shpërthimi në Urën e Krimesë, 8 të arrestuar nga Moska!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi në Urën e Krimesë, 8 të arrestuar nga Moska!

Moska zyrtare njofton se arrestoi pesë rusë e tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë lidhur me shpërthimin e së shtunës, që dëmtoi Urën e Krimesë e shkaktoi tre viktima. Përmes saj, Rusia lidhet me këtë gadishull të aneksuar ukrainas, aneksim i ndodhur në vitin 2014. Kremlini pretendon se sulmi u organizua nga drejtoria kryesore e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe në veçanti nga drejtori i këtij institucioni, Kyrylo Budanov.

Rusia doli me vendimin që të rrisë nivelin e sigurisë. Presidenti Vladimir Putin urdhëroi Shërbimin Federal të Sigurisë, FSB që ta mbikëqyrë, ndërsa menjëherë nisën punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara nga shpërthimet.

Pamjet satelitore shfaqën tym dhe zjarr në pjesët e shkatërruara të urës, e hapur me shumë entuziazëm në vitin 2018. E cilësuar si “ndërtimi i shekullit” nga mediat ruse, me nisjen e luftës në datën 24 shkurt të këtij viti, Moska e konsideron “kyçe” për kalimin e mjeteve ushtarake, municioneve dhe forcave të armatosura për në jug të Ukrainës.

Në një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësit e G7-ës, grupit të shtatë vendeve të industrializuara premtuan se presidentit rus Vladimir Putin do t’i kërkojnë të japë llogari për sulmet e fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Ne i dënojmë këto sulme me vendosmërinë më të madhe dhe kujtojmë se sulmet pa dallim ndaj popullatave të pafajshme civile, janë një krim lufte. Ne do t’i përgjigjemi presidentit Putin dhe atyre që janë përgjegjës!

Udhëheqësit e G7-ës përsëritën mbështetjen e tyre për të drejtën e Ukrainës për të rimarrë të gjithë territorin e kontrolluar nga Rusia. Po ashtu u zotuan më shumë mbështetje, përfshirë dërgimin e armëve.

Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike e ligjore, si dhe do të qëndrojmë të vendosur me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE