Marrëveshja e minutave të fundit, shpëton qeverinë amerikane/Shmanget mbyllja!

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marrëveshja e minutave të fundit, shpëton qeverinë amerikane/Shmanget mbyllja!

Një marrëveshje e sekondës së fundit, shmang mbylljen e qeverisë amerikane. Pas Dhomës së Përfaqësuesve, edhe Senati miratoi një projektligj për një buxhet afatshkurtër që evitoi këtë mbyllje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eshtë fjala për një akord që e mban të financuar qeverinë deri në datën 17 nëntor, por në të nuk përfshihet mbështetja e re për Ukrainën e pushtuar nga Rusia prej shkurtit të vitit të kaluar, teksa lufta vazhdon.

Senati i kontrolluar nga demokratët e miratoi me 88 vota pro dhe nëntë kundër ndërsa presidenti amerikan Joe Biden e nënshkroi pak para se të skadonte afati në mesnatë, duke e kthyer në ligj. Ky propozim u bë nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, i cili u përball me kundërshtime të mëdha nga ligjvënësit e ekstremit të djathtë nga partia e tij.

Mbyllja e qeverisë që do t’i çonte dhjetëra mijëra punonjës federalë në një pushim pa pagesë e pritej të pezullonte shërbimet e ndryshme qeveritare rrezikonte të ndodhte sot.

Por, kthesa dramatike u shënua kur republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve ia dolën ta miratojnë masën e financimit të përkohshëm, i cili do ta mbajë qeverinë të hapur deri nga mesi i muajit nëntor e nuk do të bëjë më lëshime të mëdha për nivelet e shpenzimeve.

Kjo masë mori mbështetje më të madhe nga demokratët se nga republikanët, sepse plot 90 republikanë votuan kundër saj. Për një grup të vogël të republikanëve të ekstremit të djathtë kjo ishte një goditje e rëndë. Ata kishin zhvilluar bisedime në Dhomën e Përfaqësuesve me kërkesa këmbëngulëse për uljen e shpenzimeve.

Por, duke qenë se shumica e ligjvënësve ishin të vendosur për ta shmangur mbylljen e qeverisë, njëra nga kërkesat kryesore të këtij grupi, ajo për të ndalur financimin e luftës së Ukrainës kundër pushtuesve rusë u reflektua në këtë projektligj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49309 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE