Vrasje në Klos, viktima një 17-vjeçar!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasje në Klos, viktima një 17-vjeçar!

Një konflikt mes dy fiseve në Klos i ka marrë jetën një 17-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Daniel Hasula. Nga të shtëna me armë në mes të qytetit kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve, babai i viktimës.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se gjithçka ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes dy fiseve Hasula e Mjeshtri.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë e vijojnë hetimet, si dhe priten më shumë detaje. Një person me mbiemrin Mjeshtri u shpall në kërkim si autor i dyshuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE