Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainëm përparësi kryesore!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainëm përparësi kryesore!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se “fuqitë perëndimore po diskutojnë për mënyrat si t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore, në kohën kur Rusia po kryen sulme ajrore pa dallim”. Për dy ditë me radhë, Rusia kreu një valë sulmesh të tilla ndaj rajoneve të Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, Kievin. Moska konfirmoi se ishin hakmarrje për shpërthimin e fundjavës së kaluar në urën që lidh Krimenë e aneksuar nga Kremlini, si dhe Rusinë. Në nisje të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s që mbahet në Bruksel, Jens Stoltenberg deklaroi:

Ne do të adresojmë çështjen si të rrisim mbështetjen për Ukrainën dhe prioriteti kryesor do të jetë më shumë mbrojtje ajrore për Kievin.

Po ashtu, përfaqësuesit e më shumë se 50 shteteve janë mbledhur në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e ndihmës për mbrojtje ajrore për vendin në luftë prej 24 shkurtit të këtij viti.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, G7-ës që të ofrojnë më shumë ndihmë të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që vendi i tij të neutralizojë sulmet ajrore ruse. Ai vuri në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore “janë element kyç që të ndalet terrori i Rusisë dhe sulmet raketore”. Që nga nisja e një kundërofensive ukrainase në fund të shtatorit, Moska ka humbur disa territore të pushtuara në fillim të luftës së paprovokuar.

Një video e qeverisë ukrainase për Francën, e publikuar në rrjetet sociale, po tërheq vëmendje politike e mediatike. Kievi falënderon Parisin me pamje trëndafilash, me perëndime dielli mbi kullën Eiffel, me specialitete kulinarike franceze, me kujtime për aktoret e famshme Brigitte Bardot e Sophie Marceau. Më pas, vendi iu lihet baterive kundërajrore “Caesar”, të dërguara nga Franca në Ukrainë. Ndërkohë, presidenti amerikan Biden u shpreh se “Putin i bëri keq llogaritë”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE