Koreja e Veriut hedh tjetër raketë, dërgon avionë shumë pranë kufirit!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut hedh tjetër raketë, dërgon avionë shumë pranë kufirit!

Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të ndalet. Drejt ujërave të saj lindorë lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër, si dhe nisi avionë drejt kufirit me Korenë e Jugut, siç njofton ushtria koreano-jugore. Në këtë mënyrë po rriten tensionet e shkaktuara nga disa valë testimesh raketash nga Koreja e Veriut. Nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut, raketa u nis në orën 01:49 me atë lokale. Për këtë arsye, Koreja e Jugut rriti kapacitetet vëzhguese e me Shtetet e Bashkuara po koordinon nga afër gjendjen e gatishmërisë ushtarake. Edhe Japonia reagoi me shqetësim.

Kjo ishte më e fundit në një seri lëshimesh raketash nga Koreja e Veriut gjatë javëve të fundit. Ndërkohë u ndoqën nga udhëheqësi Kim Jong Un, i cili vlerësoi lart “kapacitetet në rritje të ushtrisë koreano-veriore për sulme bërthamore”.

Të hënën, vendi komunist theksoi se provat e saj me raketa ishin “simulime të sulmeve bërthamore ndaj objektivave kyçe në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara”.

Provat kishin për qëllim të lëshonin një paralajmërim për Seulin e Uashingtonin, në organizimin e stërvitjeve të rrezikshme të përbashkëta detare, që përfshinin një aeroplanmbajtëse amerikane.

Ekspertët ushtarakë janë të mendimit se Kim synon të përftojë një arsenal më frikësues për të ushtruar presion ndaj rivalëve, që ta pranojnë vendin e tij si një shtet legjitim bërthamor e të heqin sanksionet ekonomike. Po ashtu, orët e fundit, Koreja e Veriut dërgoi avionë luftarakë deri në 12 km në veri të kufirit, duke e shtyrë Korenë e Jugut të niste avionët e saj luftarakë.

Avionët e Koresë së Veriut fluturuan deri në 12 kilometra në veri të kufirit ndër-korean. Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se u përgjigj duke ndërguar avionë F-35 dhe avionë të tjerë luftarakë.

Nuk pati raportime për përplasje. Një incident i ngjashëm ndodhi në fillim të këtij muaji, por ende ishte e pazakontë që Koreja e Veriut të dërgonte avionët luftarakë pranë kufirit. Gjithashtu, fluturuan shumë më larg nga kufiri.

Ushtria e Koresë së Veriut doli me një deklaratë:

Ushtria Popullore e Koresë së Veriut i dërgon një paralajmërim të ashpër ushtrisë së Koresë së Jugut, që nxit tensione ushtarake në zonën e frontit me veprime të pamatura.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se nuk ka një koment të menjëhershëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE