Publikohet kënga e padëgjuar më parë nga Queen me Freddie Mercury!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet kënga e padëgjuar më parë nga Queen me Freddie Mercury!

“Është e bukur, prekëse dhe krijuese”. Një këngë e papublikuar e Queen, e kënduar nga Freddie Mercury, u zbulua së fundmi nga Roger Taylor dhe Brian May. Kënga është publikuar dhe titullohet “Face it Alone”. Nuk është hera e parë që publikohet një këngë e padëgjuar që nga vdekja e Mercury-t, më 24 nëntor 1991. Në vitin 2014 u publikua përmbledhja “Queen forever”, e cila përfshinte këngë të regjistruara në vitet ’80.

Ka pasur 28 publikime “të reja” të Queen, duke përfshirë albume live, koleksione sesionesh radiofonike dhe 12 sëri përmbledhjesh që kanë riorganizuar katalogun e tyre në mënyra të ndryshme. “Face it Alone” i paraprin publikimit më 18 nëntor të një ribotimi të albumit të 13-të të grupit, i parafundit me Freddie Mercury.

Rikujtojmë, se fjalët dhe ditët e fundit të legjendës së grupit “Queen”, Freddie Mercury u zbuluan vitin që lamë pas në një dokumentar të ri të BBC-së, me titull “Freddie Mercury: The Final Act”. Në këtë dokumentar u dha edhe dëshmia e Anita Dobson-it, bashkëshortja e Brian May-t dhe mikeshë e ngushtë e Freddie-t, e cila rrëfen mënyrën si ai po përgatitej për vdekjen, që 6 muaj para se të mbyllte sytë, si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore nga SIDA.

Në dokumentar, Anita e përshkruajti yllin e muzikës si “shumë të dobët e të pafuqishëm” para ndarjes nga jeta, më 24 nëntor të vitit 1991, në shtëpinë e tij në West London. I lindur nën emrin Farrokh Bulsara në Zanzibar, më 5 shtator 1946, Freddie Mercury do të ishte sot 77 vjeç. Këngëtari i “Queen” ndërroi jetë tragjikisht në një moshë të re, pasi humbi betejën e tij me AIDS, 30 vjet më parë. Sidoqoftë, emri i tij si një legjendë e muzikës rock jeton ende, teksa fansat në të gjithë botën dëgjojnë dhe brohorasin emrin e yllit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48609 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE