Sondazhi i TAR/A mendoni se Rusia do të përdorë armë bërthmore në Ukrainë?

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/A mendoni se Rusia do të përdorë armë bërthmore në Ukrainë?

Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se është gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë, ndërsa vazhdon agresionin në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nuk po bën blof. Sipas doktrinës së Moskës për përdorimin e armëve bërthamore, ato aktivizohen pas një “agresioni kundër Federatës Ruse me armë konvencionale, kur kërcënohet vetë ekzistenca e shtetit”. Pretendimet e Kremlinit për 18% të territorit të Ukrainës e kanë shtuar rrezikun, pasi Moska mund të konsiderojë çdo sulm në këto territore si sulm ndaj vetë Rusisë.

Madje disa gazeta britanike sugjerojnë se Putini mund të jetë duke planifikuar një provë bërthamore në kufirin e Ukrainës. Kremlini i cilëson raportimet si “retorikë bërthamore”. Presidenti Putin kontrollon arsenalin më të madh bërthamor në botë, një gjeneratë të re armësh hipersonike dhe armë më të vogla bërthamore taktike. Rusia ka 5,977 mbushje bërthamore. SHBA-ja ka 5,428, Kina ka 350, Franca ka 290 dhe Mbretëria e Bashkuar ka 225, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

Në lidhje me këtë situatë që normalisht është me shumë rëndësi, në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “A mendoni se Rusia do të përdorë armë bërthmore në Ukrainë?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë bazuar edhe në zhvillimet e fundit në lidhje me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme e Këshillit të Europës është ngritur edhe pyetja nëse jeni dakord apo jo me gjithçka që ai tha. Për të votuar klikoni këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE