Ukraina raporton çlirimin nga rusët të mbi 600 vendbanimeve!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina raporton çlirimin nga rusët të mbi 600 vendbanimeve!

Gjatë muajit të fundit, ushtria ukrainase rimori mbi 600 vendbanime nga forcat ruse. Njoftimin e dha Ministria për Riintegrim e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht ndërsa Moska po vazhdon sulmet ajrore ndaj disa qyteteve, duke vrarë civilë. Rreth 502 vendbanime u çliruan në rajonin verilindor të Kharkivit, ku trupat ukrainase përparuan thellë në linjat ruse. Po ashtu, 75 lokalitete u rimorën në rajonin strategjik të Khersonit, 43 në Donjeck e 7 në Luhansk.

Zona e territoreve të çliruara ukrainase është rritur ndjeshëm.

Këto pretendime të palës ukrainase nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë bën të ditur se në tre ditët e fundit, forcat pro-ruse shënuan përparime taktike drejt qendrës së qytetit Bahmut, në rajonin lindor të Donjeckut. Presidenti Zelensky tha se në Bahmut vazhdojnë luftime të ashpra.

Katër rajone ukrainase pjesërisht të pushtuara nga Rusia: Khersoni, Zaporizhja, Donjecku e Luhansku u aneksuan muajin e kaluar nga Moska, kur kundërofensiva e forcave ukrainase përparoi me shpejtësi në verilindje, lindje e jug të Ukrainës. Nga Kievi dhe Perëndimi, ky aneksim u cilësua “veprim i paligjshëm”.

Zelensky u bëri thirrje ukrainasve të jenë të kujdesshëm, se sot mund të ketë më shumë sulme ajrore ruse. Po sot shënohet Dita e Mbrojtësve të Ukrainës.

Një ditë më parë, Rusia sulmoi me raketa dhe dronë dhjetëra qytete ukrainase, duke vrarë të paktën pesë persona në Mikolaiv, qytet-port buzë lumit Buh. Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase tha se u përdorën edhe raketa të llojit S-300. Ndërkaq, Zelensky nënvizoi se “Ukraina ka nevojë të mbrojë qiellin”.

Nëse kjo arrihet do të ishte hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës në një të ardhme të afërt.

Shtetet perëndimore premtuan se në Ukrainë do të dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë raketa me rreze të mesme e të gjatë veprimi. Ndërkaq, të evakuarit nga Khersoni, rajon që Moska e pretendon të aneksuar, sot shkojnë në Rusi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE