Arrestohet edukatorja dhunuese, policia nis aksionin për identifikimin e kopshteve pa licencë

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet edukatorja dhunuese, policia nis aksionin për identifikimin e kopshteve pa licencë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga edukatoren Majlinda Dehima e akuzuar se ka dhunuar barbarisht një 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në zonën e Ali Demit, duke i shkaktua edhe thyerjen e këmbës.

Arrestimi i 48-vjeçares ka ardhur menjëherë pas urdhrit të dhënë nga Prokuroria e Tiranës.

Sakaq, Policia e Shtetit njofton se ka nisur një aksion për identifikimin e kopshteve që operojnë pa licencë, siç ishte dhe rasti në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Në vazhdim të veprimeve të thelluara hetimore në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për masën e sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen Majlinda Dehima, 48 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në një kopësht privat, ku punonte si edukatore.

Ndërkohë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE