Vazhdojnë replikat për fjalimin e kryeministrit Rama në KiE!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdojnë replikat për fjalimin e kryeministrit Rama në KiE!

Kryeministri Rama reagoi sërish për akuzat e opozitës lidhur me fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dy ditë më parë. Në një postim në Twitter të cilin e shoqëron me një foto të Berishës, Metës e të Bashës, shkruan:

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse… pic.twitter.com/klxMebaVWq

— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2022

Sot në një dalje për mediat, kryetari demokrat Berisha e akuzoi kryeministrin se “i futi thikën Kosovës”.

Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare. Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav.

Beogradi promovoi me të gjithë fuqinë e tij tezën e kombit kosovar dhe shqiptar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit shqiptar.

Ai i futi thikën Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë, në Strasburg e vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ishte gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve.

Një reagim edhe nga Partia e Lirisë. Në Facebook, Tedi Blushi shkruan:

Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare. Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e gjenocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm! Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin. Koha e Llogaridhënies po afron.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49513 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE