Bën ndryshimin drastik, Fifi na prezanton me ‘look-un’ e saj të ri!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bën ndryshimin drastik, Fifi na prezanton me ‘look-un’ e saj të ri!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Kohëve të fundit shumë prej vajzave të showbizit shqiptar kanë bërë ndryshimin e madh në ‘look’, i cili tashmë quhet trendi i momentit duke i prerë flokët me baluke. E duket se edhe Fifit i ka pëlqyer një ndryshim i tillë pasi ka vendosur që edhe ajo ta provoj këtë me pamjen e saj e këtë na e ka treguar me foton e postuar së fundmi në Instagram, ku shfaqet me baluke dhe mund të themi se i shkojnë shumë.

Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj dhe së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Këtë na e ka treguar partneri i saj i zemrës, Adisi, i cili ka postuar në Instastory një video të Fifit, duke performuar në koncetin e saj. Në video këngëtarja është duke kënduar një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku, “Diell”, të cilën Adisi e cilëson si një ‘himn’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48641 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE