“Ti je dashuria e tij e dytë…”, Egla i tregon Heidit për Romeon!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti je dashuria e tij e dytë…”, Egla i tregon Heidit për Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Romeo  dhe Heidi janë surprizuar mbrëmë nga Vëllai i Madh pasi i ka dërguar në një suitë. E teksa Romeo nuk ishte në suitë, Egla ka shkuar pranë Heidit ku i tha se ‘partneri i saj është më i tërhequr nga Julian Deda se sa nga ajo’. Kjo për shkak se Romeo e la vetëm në suitë Heidin dhe u largua për të debatuar me Julin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa kjo gjë e ka mërzitur shumë të dashurën e tij.

Heidi: Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?

Juli: Duke debatuar me Romeon!

Heidi: Ku ishte Romeo deri tani?

Juli: Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër

Heidi: Je ti?

Juli: Tani ti e kupton këtë gjë

Duke biseduar me banorët gjatë darkës Françeska shprehet rreth Romeos dhe Heidit, të cilët ndodhen brenda në suit, bisedë e cila nuk i ka pëlqyer Eglës duke iu drejtuar të thotë diçka më të bukur. E këtu Françeska i thotë Eglës “të hëngsha prillin unë ty”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë, të cilët fjalën prill e morën ndryshe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49961 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE