Dita e “Shkopit të Bardhë”, protestë e të verbërve në Tiranë!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e “Shkopit të Bardhë”, protestë e të verbërve në Tiranë!

Në ditën e “Shkopit të Bardhë”, sot të verbrit protestuan në Tiranë për t’i kërkuar qeverisë rritje të pagesave nga ndihma e posaçme e kushte më të mira, përfshirë semaforë akustikë, që të mos ndihen të diskriminuar. Ata marshuan nga Pallati i Kongreseve deri te Bashkia.

Dita jonë është tepër e vështirë, nis me një infrastrukturë të papërshtatshme, në transportin urban, nuk ka kushtet e duhura për ne. Faturinot na kanë diskriminuar shpesh. Ishim me autobusin e Kamzës dhe nuk na njihnin pagesat. Nuk paguam, por fjalë bëri e na uli në sy të të tjerëve. Edhe pse janë marrë disa masa, sërish shërbimi i transportit publik është i vështirë.

Vështirësitë ekonomike për të verbrit janë problemi më i madh. Janë shumë të ulëta. Janë në total 34 mijë lekë të reja, të cilat nuk janë të mjaftueshme. Kjo është një lëvizje diskriminuese që daton prej vitit 2012. Nëse rritet mirëqenia për qytetarët e Shqipërisë, po për ne pse nuk rritet?

Kërkesat:

Kemp më të lartë për të përballuar çmimet e larta.

Kushte infrastrukturore.

Nevojë për një jetesë të barabartë e të trajtohen njëlloj si të tjerët në transporte publike urbane, si dhe të ketë një vend të posaçëm.

Semaforë akustikë në kryqëzime e rrugë kryesore pasi trafiku vështirëson qarkullimin.

Një ditë më parë, invalidë të punës protestuan para Ministrisë së Financave, siç theksuan jo për lëmoshë, por për të drejtat e tyre. Të ardhur në Tiranë nga i gjithë vendi, protestuesit veçuan katër kërkesa kryesore. Ato kanë të bëjnë me indeksimin e pensioneve të invalidëve tani që çmimet janë rritur, si dhe rritjen e ndihmës së paaftësisë, indeksimin e saj e që ndihma e paaftësisë të kalojë në sigurimet shoqërore, për të shmangur abuzimet. Po dje protestuan edhe pedagogë që kërkojnë rritje të pagave e nuk mjaftohen me rritjen me vetëm 7% të përcaktuar nga qeveria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE