Sulm në Belgorod të Rusisë, 11 viktima! Lukashenko: SHBA dhe Britania të ulen në tryezë që lufta të mbyllet

vovalbania October 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm në Belgorod të Rusisë, 11 viktima! Lukashenko: SHBA dhe Britania të ulen në tryezë që lufta të mbyllet

Lufta në Ukrainë bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Një sulm në rajonin e Belgorodit, në poligonin e qitjes ushtarake ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe 15 të plagosurve.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se sulmi ishte “terrorist”.

Nga ana tjetër, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko beson se është e mundur që të arrihet një marrëveshje për luftën brenda një jave nëse SHBA dhe Britania e Madhe ulen në tryezën e bisedimeve.

“Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse e kuptoni dhe pranoni se është e nevojshme të uleni në tryezë nesër, marrëveshja do të arrihet brenda një jave,” tha Lukashenko në një intervistë për televizionin NBC.

Gjithashtu u shpreh se do të bëjë të pamundurën për të ndaluar luftën në Ukrainë.

“Lufta është gjithmonë një gjë e keqe. Kohët e fundit kam thënë se bota është e zënë me gjetjen e fajtorëve. Besoj se do ta zbulojmë më vonë. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Le të ndalojmë luftën dhe të arrijmë një marrëveshje. Dhe pastaj do ta zbulojmë kush kishte të drejtë e kush gabim. Ndoshta është një formulë normale”, tha Lukashenko.

Lukashenko: Mund të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, gjithçka varet nga SHBA dhe Britania

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se beson se është e mundur të arrihet një marrëveshje për krizën ukrainase brenda një jave nëse SHBA dhe Britania e Madhe, ata do të ulen në tryezën e bisedimeve.

“Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse e kuptoni dhe pranoni se është e nevojshme të uleni në tryezë nesër, marrëveshja do të arrihet brenda një jave,” tha Lukashenko në një intervistë për televizionin NBC.

“Lufta është gjithmonë një gjë e keqe. Kohët e fundit kam thënë se bota është e zënë me gjetjen e fajtorëve. Besoj se do ta zbulojmë më vonë. Njerëzit vdesin çdo ditë. Le të ndalojmë luftën dhe të arrijmë një marrëveshje. Dhe pastaj do ta zbulojmë kush kishte të drejtë e kush gabim. Ndoshta është një formulë normale”, tha Lukashenko, duke kujtuar se negociatat kishin filluar por Zelensky hoqi dorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE