As Rusia dhe as Kina, Biden tregon “shtetin më të rrezikshëm në botë”

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asambleja e OKB/ SHBA ofron 2.9 miliardë dollarë për sigurinë ushqimore, Biden: Bota duhet të shohë aktet e egra!

Në mes të debatit për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se Pakistani mund të jetë “një nga vendet më të rrezikshme në botë” sepse “ka armë bërthamore pa kohezion”.

Paralajmërimi i Borrell për Rusinë nëse përdor armë bërthamore

“Ai që unë mendoj se është ndoshta një nga kombet më të rrezikshme në botë: Pakistani. Ka armë bërthamore pa asnjë kohezion”, tha Presidenti amerikan të enjten e kaluar gjatë një eventi të Komitetit të Fushatës Demokratike, transkripti i të cilit tani është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Biden i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi në të cilin presidenti iu referua ndryshimit të situatës gjeopolitike në mbarë botën, e ndikuar kryesisht nga pushtimi rus i Ukrainës.

Në përgjigje të kësaj deklarate, autoritetet pakistaneze kanë vendosur të thërrasin ambasadorin amerikan në Islamabad, Donald Blome.

“E diskutova me kryeministrin dhe ne thirrëm ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për një takim zyrtar”, konfirmoi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, në një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka hedhur poshtë “komentet e bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilat faktikisht janë të pasakta dhe mashtruese”.

“Gjatë dekadave të fundit, Pakistani ka dëshmuar se është një shtet bërthamor shumë i përgjegjshëm, në të cilin programi i tij bërthamor menaxhohet përmes një sistemi komandimi dhe kontrolli teknikisht të shëndoshë dhe të pagabueshëm”, theksoi Presidenti. Më tej, Sharif vijoi reagimin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter: “Më lejoni të ritheksoj pa mëdyshje: Pakistani është një shtet i përgjegjshëm bërthamor dhe ne jemi krenarë që asetet tona bërthamore kanë garancitë më të mira sipas kërkesave të ndërkombëtarëve. Ne i marrim këto masa sigurie me seriozitetin më të madh. Askush të mos ketë dyshime”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE