Fansat të përgatiten pasi Janet Jackson është më gati se kurrë për të bërë rikthimin e saj në muzikë!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fansat të përgatiten pasi Janet Jackson është më gati se kurrë për të bërë rikthimin e saj në muzikë!

Janet Jackson thuhet se do të nisë një turne spektakolar rikthimi dhe kjo do ta bëjë atë të performojë në Londër për herë të parë në më shumë se një dekadë. Thuhet se ajo po punon për këtë gjë pasi anuloi koncertet e saj “Black Diamond” në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Një burim tha për median “The Sun” së fundmi se:

Janet është duke u përgatitur për rikthimin e saj në muzikë dhe për performanca. Ajo është shumë mirënjohëse ndaj fansave të saj që i qëndruan pranë, ndërkohë që kishte kaluar disa vite larg muzikës për të krijuar një familje dhe dëshiron t’i falënderojë ata me një prodhim të mrekullueshëm. Janet do të fokusohet në ribotimin e albumit të saj të vitit 1997 “The Velvet Rope” si dhe në disa materiale të reja.

Fituesja e 5 çmimeve “Grammy”, 56 vjeçe, performoi për herë të fundit në Londër në Royal Albert Hall në vitin 2011. “The Velvet Rope” pati një ndikim masiv global, duke debutuar në numrin 1 në Billboard 200 dhe duke sjellë hitet si “Together Again”, “I Get Lonely” dhe “Every Time” dhe është renditur nga revista “Rolling Stone” si një nga 500 albumet më të mëdha të të gjitha kohërave.

Rikujtojmë se, vajza e vetme e Michael Jackson me sa duket i ka rregulluar marrëdhëniet me Janet Jackson pas mosmarrëveshjeve në vitin 2012. Janet dhe Paris Jackson u panë së bashku në Javën e Modës në Paris javën e kaluar dhe postuan në rrjetin e tyre social Instagram një foto si mbesë dhe hallë. Janet Jackson ishte ajo që postoi një foto me Paris Jackson dhe e citoi atë me shumë dashuri. Në postimin e saj ajo shkroi:

Sa mirë u takova me mbesën time të bukur @parisjackson.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE