Mënyra e vetme për t’i shpëtuar vdekjes ishte të hanin shokët e tyre, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarve të një aksidenti ajror!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mënyra e vetme për t’i shpëtuar vdekjes ishte të hanin shokët e tyre, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarve të një aksidenti ajror!

Të mbijetuarit e një aksidenti ajror në Ande, në vitin 1972, janë bashkuar sërish për të ritreguar historinë e tyre të jashtëzakonshme, që përfshin edhe kanibalizmin, si mënyra e vetme për t’i shpëtuar vdekjes nga uria. Avioni që po dërgonte një ekip amator regbie dhe tifozët nga Uruguaji në Kili, u rrëzua dhe 16 të mbijetuarit qëndruan 72 ditë në malet me borë, duke u detyruar të hanin kufomat e miqve të tyre të vdekur.

70-vjeçari Ramon Sabella kujton se 10 ditë pas aksidentit, me anë të radios të mbijetuarit morën vesh që operacioni i kërkim-shpëtimit ishte anuluar. Ky ishte momenti kur Roberto Canessa, një student mjekësie, sugjeroi që të hanin kufomat për të mbijetuar. Sabella shprehet për “The Times” se:

Ideja e të ngrënit mish njeriu ishte e tmerrshme, e neveritshme. E kishim të vështirë që ta fusnim në gojë fillimisht, por u mësuam. Në një farë kuptimi, shokët tanë ishin dhuruesit e parë të organeve në botë, pasi na ndihmuan që të qëndronim gjallë.

I moshuari kujton se gjeti ngushëllim në faktin se ai do të ishte dakord nëse me trupin e tij do të ushqente shokët po të kishte vdekur në aksident.

Në bëmë një pakt me njëri-tjetrin, nëse dikush nga ne vdiste në ditët në vijim, të tjerët mund të na hanin.

Canessa dhe Fernando Parrado vendosën të largoheshin dhe të gjenin ndihmë pas dy muajsh të ngecur në male. Atyre iu deshën 10 ditë për të udhëtuar tre milje poshtë malit, gjatë gjithë kohës duke ngrënë mish njeriu. Një helikopter u dërgua për të shpëtuar të mbijetuarit e mbetur, të cilët kishin humbur mbi gjysmën e peshës së tyre trupore.

Të mbijetuarit janë Roberto Canessa, Fernando Parrado, Carlos Rodriguez, Jose Algorta, Alfredo Delgado, Daniel Fernandez, Roberto Francios, Roy Harley, Jose Inciarte, Alvaro Mangino, Javier Methol, Ramon Sabella, Adolfo Strauch, Viuardo Strauch, Eduardo Strauch, Gustavo Zerbino.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE