“Të gjithë jemi kërcënuar”/ “Trondit” nëna e Tina Pajollarit: Vajzën e kanë rrahur në polici, ka dy javë që është martuar

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të gjithë jemi kërcënuar”/ “Trondit” nëna e Tina Pajollarit: Vajzën e kanë rrahur në polici, ka dy javë që është martuar

Miranda Pajollari, mamaja e Martina Pajollarit ka reaguar ditën e sotme pas vajza e saj u la në burg nga gjykata si e implikuar në vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço 4 muaj më parë.

Po ashtu ajo është shprehur se Tinën e kanë rrahur në polici, ndërsa të gjithë janë kërcënuar.

Më pas shton se vajza e saj prej dy javësh është e martuar dhe dhëndrin e ka në shtëpi.

Pjesë nga fjala e Miranda Pajollarit:

Se ca na bënë ca ngatërresa për të firmosur, ne nuk dimë, jemi pa shkollë. Çupën e kanë rrahur në polici, ndërsa të gjithë jemi kërcënuar.

Çupa është e pafajshme, nuk ka bërë asgjë edhe 3 të tjerët janë të pafajshëm.

Ata na ndihmonin me ushqume, nuk e ka pasur të dashurën çupën time, një prej tyre ka çupën në një moshë.

Kemi qëndruar dy ditë në polici.

Tina është e martuar, ka dy javë. Dhëndrin e kam këtu në shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE