Pra mbaroi gjithçka?! Tom Brady fotografohet pa unazën e martesës…

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pra mbaroi gjithçka?! Tom Brady fotografohet pa unazën e martesës…

Dyshja e njohur Tom Brady dhe Gisele Bündchen, të cilët kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri javët e fundit, kanë punësuar secili avokatë divorci, këtë ka pohuar të paktën burim i afërt me ta për CNN. Sipas burimeve, thuhet se Brady, shtatë herë kampion i Super Bowl, i cili aktualisht luan për Tampa Bay Buccaneers dhe supermodelja Gisele Bündchen, kanë qenë duke u përballur me probleme në çift dhe kanë vendosur të divorcohen.

Në një intervistë me revistën Elle të botuar muajin e kaluar, Bündchen tha se kishte shqetësime për sa i përket kthimit të bashkëshortit të saj në fushë pasi dha dorëheqjen dimrin e kaluar. Ndërkaq, së fundmi Tom Brady është parë pa unazën e martesës teksa largohej nga hoteli përpara ndeshjes së Tampa Bay Buccaneers të dielën mbrëma në Pensilvani. Qendërmbrojtësi, mbante një çantë të madhe në dorën e majtë, por shihej pa unazë.

Rikujtojmë se Tom Brady dhe Gisele Bündchen u martuan në vitin 2009 dhe kanë bashkë dy fëmijë, djalin Benjamin Rein, 12 vjeç dhe vajzën 9-vjeçare Vivian Lake. Brady ka gjithashtu një djalë më të rritur, John Edward, 15 vjeç, me ish-partneren Bridget Moynahan. Gisele Bündchen është një nga super modelet më të famshme në botë.

Ajo ishte imazh në kopertinat e “Victoria Secret” për një kohë të gjatë dhe dikur ishte më e paguara në botë. Bukuroshja ka qenë gjithashtu në kopertinat e Rolling Stone, Time, Forbes, Vogue, W, Cosmopolitan, Elle dhe më shumë. Pasuria neto e Gisele Bündchen është 400 milionë dollarë. Së bashku, Brady dhe Gisele kanë një pasuri të madhe neto prej 650 milionë dollarësh. Ka zëra se pas ndarjes do të fillonte lufta për pasurinë e të dyve.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE