Rrezik atentatesh në Gjermani, kreu i spiunazhit: Politikanët që kanë shkuar në Rusi, nuk janë kthyer duarbosh

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrezik atentatesh në Gjermani, kreu i spiunazhit: Politikanët që kanë shkuar në Rusi, nuk janë kthyer duarbosh

Shërbimet Sekrete të Gjermanisë lëshojnë alarmin për rrezikun e “atentateve politike” në vend, të cilat mund të urdhërohen nga Moska. “Spiunët rusë të pranishëm në Gjermani mund të aktivizohen dhe të bëhen të rrezikshëm për disidentët dhe politikanët”, tha Thomas Haldenwang, kryetar i inteligjencës së brendshme. Ai shtoi se “nga rivaliteti sistematik është kaluar në një konflikt të hapur”.

Gjatë dëgjesës vjetore në Bundestag, Haldenwang nënvizoi dhe rolin kyç të fushatave të dezinformimit dhe propagandës: “Rusia nuk kursen asnjë mjet për këtë”, konfirmoi kreu i inteligjencës së brendshme gjermane. Madje citoi media publike të Rusisë, duke i konsideruar fabrika të prodhimit të lajmeve të rreme.

Gjithashtu, dha një detaj jo pak shqetësues. Politikanë gjermanë të partive të ndryshme që kanë shkuar në Moskë në të kaluarën, nuk janë kthyer duarbosh, konfirmoi numri një i inteligjencës së brendshme.

Ndërsa kryetarja e shërbimeve sekrete të ushtrisë, Martina Rosenberg, tha se rivalët e saj rusë janë tepër të interesuar për punët e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes: më konkretisht për urdhrat që jepen, studimet ushtarake dhe të ardhmen e forcave të armatosura.

Kolegu i saj nga shërbimet sekrete të jashtme, Bruno Kahl, parashikoi një luftë të gjatë në Ukrainë dhe nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga ana e Putinit. Por shtoi se për momentin nuk ka informacione konkrete për të konfirmuar këtë. “Vladimir Putin i ka shpallur luftë të gjithë botës liberale dhe demokratike”, përfundon ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE