Rama: Do ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Do ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit!

Pavarësisht rritjes së çmimeve, drutë e zjarrit do të tregtohen me çmimin e paraluftës. Duke marrë shkasë nga rritja e çmimeve që kanë pësuar drutë e zjarrit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndalojnë rritjen e çmimit me VKM.

Nga një takim me fermerët në Gjirokastër, kreu i qeverisë theksoi se VKM do të publikohet në ditët në vijim dhe se nuk do të lejojnë asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve. Rama tha se nuk e kupton përse është dyfishuar çmimi i druve sepse sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krizës.

“Vendim që s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Ca lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama.

Në Shkodër dhe në Korçë çmimi i druve është dyfishuar. Nga 5 mijë lek që ishte vitin e kaluar këtë vit një metër kub kushton 7500 lek.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49459 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE