Shumica e ukrainasve, pro luftës deri në fitore!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shumica e ukrainasve, pro luftës deri në fitore!

Shtatë në dhjetë ukrainas janë të mendimit se Ukraina duhet të vazhdojë luftën derisa të fitojë kundër Rusisë, duke përfshirë marrjen e kontrollit mbi Gadishullin e Krimesë, gadishull të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014. Një sondazh i Gallupit, i kryer në fillim të muajit shtator, tregoi se 70% e ukrainasve dëshirojnë luftë deri në fitore, ndërsa 91% e konsiderojnë fitore në luftë edhe rikthimin e gjithë territorit të pushtuar nga Rusia, përfshirë Krimenë.

Vetëm 26% shprehen se Kievi duhet të negociojë fundin e luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Në të gjitha rajonet e shtetit, sondazhi u krye nga data 2 deri më 11 shtator, vetëm disa ditë pasi Ukraina nisi kundërofensivën që rezultoi me çlirimin e disa zonave ukrainase. Nga ajo kohë, Rusia ka nisur sulmet ajrore dhe me dronë iranianë, duke shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës e duke lënë shumë zona, me pak apo aspak, akses për furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Mbështetja për vazhdimin të luftës në Ukrainë është më e madhe në rajonet që janë jashtë zonës së konfliktit dhe më e ulët në pjesët e vendit që janë më pranë kësaj zone. Në këtë përfundim del Gallupi, duke vlerësuar se përkrahja më e madhe për luftë u regjistrua në Kiev, në nivelin 83% e më tej në zonën perëndimore, në 82%.

Gallup nënvizon:

Ndonëse sulmet me raketa balistike në të kaluarën nuk e kanë thyer dëshirën e popullsisë civile për të luftuar, qëndrimi i shtetasve ukrainas mund të ndryshojë nëse ata përballen me dimër të ftohtë. Kjo për shkak të sulmeve në infrastrukturën e cilësuar kritike dhe nga rritja e çmimeve të energjisë. Por, mund të ndodhë që këto sulme të rrisin edhe më shumë dëshirën e popullit për të luftuar.

Lufta ruse në Ukrainë nisi më 24 shkurt, por Putin nuk e njeh si të tillë dhe e quan “operacion për çmilitarizimin e Ukrainës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49319 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE