Dasma e parë në Big Brother VIP3 shoqërohet me konflikte edhe në ‘Prime’!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dasma e parë në Big Brother VIP3 shoqërohet me konflikte edhe në ‘Prime’!

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre.

Së fundmi dasma e Ilnisës dhe Meritonit, e para për Big Brother VIP3, është shoqëruar me debate të shumta mes banorëve. Shumë prej tyre nuk e kanë dashur realizimin e kësaj martese, por të Sarës dhe Bardhit.

Një ndër to ka qenë edhe Lediona, e cila u shpreh se Meritoni bën si i mirë kot sepse nuk e la shokun e tij të martohej, por zgjodhi veten.

Meritoni: Dihet që viktimizuese dhe je njëra prej tyre që përdor shoqërinë.

Lediona: Unë nuk jam si ty. Ec tani të trashëgohesh.

Meritoni: Sara dhe Bardhi i lanë këto dhe më bën të reflektoj.

Lediona: Pse nuk reflektove edhe për Vesë? Pse do të bëhesh i mirë kot.

Meritoni: Jam penduar që nuk u bë dasma e Bardhit. Që unë nuk zgjodha atë. I kërkoj të dyve falje.

Lediona: Kishe anuluar dasmën dhe i lije të martoheshin Sara dhe Bardhi.

Meritoni: Për punën e dasmës që e shijova është që pash edhe disa reagime të banorëve. Vesën nuk e ftova se e dija që nuk do të vinte.

Vesa: Ua çfarë justifikimi i lodhshëm. Ishte shumë që u zgjidh me vota manipuluese çifti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE