Ups…Sarah Berisha i zbulon një sekret Dj Pm-it!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ups…Sarah Berisha i zbulon një sekret Dj Pm-it!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah gjithmonë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e Dj Pm, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit në Instastory. Bukuroshja ka postuar një video të tij, teksa dukej shumë i lumtur duke dëgjuar një këngë, ku me anë të saj na ka zbuluar edhe një lajm të ri. Sara na ka treguar se shumë shpejt Dj Pm do të vij me një projekt të ri muzikor, për të cilin është shumë entuziast, ama nuk e dimë ende se me cilin prej artistëve do të vij këtë herë në bashkëpunim dhe nëse do të jetë vetëm apo si gjithmonë me kolegun dhe mikun e tij, Dj Dagz.

Është i lumtur për projektin e ri

 

Së fundmi me anë të një Instastory, Sarah na ka treguar se ka bërë një ndryshim në ‘look-un’ e saj. Mesa duket as bukuroshja nuk i ka rezistuar dot trendit të kësaj vjeshte, si shumë prej vajzave të showbizit, duke i prerë flokët me baluke e mund të themi se edhe Sarah duket shumë bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE