Luiz Ejlli flet mbi ndikimin e tij në suksesin e filmit: “Jo modest, 100%”!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli flet mbi ndikimin e tij në suksesin e filmit: “Jo modest, 100%”!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte edhe aktori protagonist i filmit Luiz Ejlli, i cili foli më shumë rreth realizimit të filmit dhe punës së bërë në film.

Sa përqind e suksesit të filmit mban emrin Luiz Ejllit?

Jo modest, 100%.

A mendon që 90% e njerëzve kanë ardhur për ty?

Atëherë përtej shakave në film janë aktorë të mëdhenj si Ndriçim Xhepa, Zamira Kita është Luani, Ylberi, Olta, Sara, Salsano e të tjerë domethënë është një punë në grup.

Cila është nota që do t’i vendosje vetes si aktor?

Në qoftë se shkoj në Hollivud aty do ti vendos notë vetes, sot nuk ia vendos dot sepse nuk e kam parë veten, se kam parë akoma filmin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50258 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE