Java e 9-të e Kategorisë Superiore, Teuta-Partizani ngrenë siparin!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Java e 9-të e Kategorisë Superiore, Teuta-Partizani ngrenë siparin!

Teuta dhe Partizani ngrenë siparin e javës së 9 të Kategorisë Superiore, ku do të përballen me njëra-tjetrën në Durrës.

Teuta vjen me moralin lart pas fitores 1-2 të regjsitruar në Rrogozhinë përballë Egnatias, ndërkohë ‘Djemtë e Detit’ vijnë me disa mungesa.

Kapiteni Emiljano Vila kërkon nga skuadra maksimumin në këtë përballje

Trajneri Xhovani Kolela vlerëson kundërshtarin dhe sipas tij tij klasifikimi nuk ndikon aspak.

“Deri në javën e kaluar, për Teutën flitej vetëm keq që rrezikonin rënien nga kategoria. Futbolli nuk është kështu. Teuta fitoi ndeshjen e kaluar dhe kjo tregoi që është skuadër shumë e rrezikshme. Janë dy shtete të vetme në botë që mendohet që skuadra e vendit të parë duhet ta fitojë ndeshjen ndaj asaj të vendit të fundit, ata janë Italia dhe Shqipëria”, tha Kolela.

Partizani udhëheq kampionatin me 16 pikë, ndërkohë që Teuta renditet e parafundit me 1 fitore dhe 4 barazime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE